LAJMI I FUNDIT:

Prerja e murit në veri të Mitrovicës nuk vazhdoi as të dielën (Foto/Video)

Prerja e murit në veri të Mitrovicës nuk vazhdoi as të dielën (Foto/Video)

Murit të ndërtuar gjatë kësaj jave në cep të urës mbi lumin Ibër në veri të Mitrovicës dje iu pre një pjesë dhe duket se puna përfundoi me kaq.

Pas reagimeve të shumta ndaj ndërtimit të murit ndarës në veri të Mitrovicës dhe me vendimin e inspektorëve të ministrisë së Mjedisit e Planifikimit Hapësinor të shtunën murit i është prerë një pjesë, duke e ulur për 70 centimetra një skaj të tij, raporton Telegrafi .

Mirëpo, punëtorët e kompanisë që kishin punuar për të zbatuar urdhëresën e inspektoratit, të dielën nuk kanë vazhduar me prerjen e murit, ndërsa janë parë duke punuar në pjesën tjetër përreth murit në veri të Mitrovicës.


Telegrafi ka provuar të marrë një deklaratë nga punëkryerësi se pse është ndërprerë prerja e murit, por askush nuk ka dashur të flasë lidhur me këtë çështje.

Zyrtarë të BE-së kanë thënë se muri në afërsi të urës së Ibrit në veri të Mitrovicës është pjesë e projektit për rivitalizimin e urës dhe do të lidhë unazën e asaj rruge me zonën e këmbësorëve.

Ndërkohë është thënë se muri do të ulet për 70 centimetra dhe aty do të ndërtohen shkallë. /Telegrafi/

muri-1

muri-2
muri-3

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave

Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave

Lajme
Kalo në kategori