Prej pushkës deri te sita e miellit – gjërat që kanë shpëtuar nga shtëpia e Adem Jasharit (Foto)

Në 18 vjetorin e Epopesë së UÇK-së dhe rënies së komandantit Adem Jashari, Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, në bashkëpunim me Muzeun e Kosovës ka hapur në Prekaz muzeun me ekspozitën e përhershme, “Qëndresa heroike e Jasharëve për liri”, me autor Sadik Krasniqi.
Eksponatet e vendosura në Muzeun e Jasharajve në Prekaz ndahen në tri grupe: eksponate tredimensionale, fotografi dhe dokumente, harta dhe shtypi i kohës, raporton RTV21.
Shumë eksponate, kryesisht të familjes Jashari dhe të komandantit legjendar të UÇK, Adem Jashari, si gëzhojat e kalibrave të ndryshme, paraqesin fakte konkrete mbi rrjedhën e luftës së Jasharajve para 18 vjetëve dhe rezistencën në përballje me ushtrinë dhe policinë serbe.
Veglat Bujqësore
Nga
Telegrafi
07/03/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























































