Një portret i gjeneralit Mark Milley, i cili shërbeu si kreu i Shtabit të Përgjithshëm gjatë mandatit të parë të Donald Trump dhe e ka paralajmëruar Trumpin se është një fashist, është hequr nga muri i Pentagonit ku ishte varur.
Portreti u zbulua vetëm 10 ditë më parë në një ceremoni në korridorin jashtë zyrës së shefave, transmeton Telegrafi.
Trump zgjodhi Milley-n si oficerin më të lartë të SHBA-së në vitin 2019.
Por marrëdhënia mes të dyve u përkeqësua në muajt e fundit të administratës së parë të Trumpit, dhe Milley përfundimisht u bë një objektiv i shpeshtë i kritikave të Trump.