Site icon Telegrafi

Pompeo bën vizita të pashembullta në Bregun Perëndimor dhe Golan

Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo ka vizituar një vendbanim hebre në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli – vizita e parë e tillë nga një zyrtar i lartë i SHBA-së.

Udhëtimi në Psagot erdhi një vit pasi Pompeo tha se vendbanimet nuk binin në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar, duke përmbysur një pozicion të mbajtur prej kohësh të amerikanëve, raporton bbc.

Deklarata zemëroi palestinezët, të cilët kundërshtojnë vendbanimet, ku pretendojnë të krijojnë shtetin e ardhshëm të pavarur, transmeton Telegrafi.

Pompeo më vonë bëri një vizitë të ngjashme në Lartësitë Golan të okupuara.

Presidenti Donald Trump vitin e kaluar njohu zyrtarisht sovranitetin izraelit mbi kodrën strategjike, të cilën Izraeli e aneksoi në vitin 1981.

Ndryshe, Trump është një aleat i ngushtë i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu gjersa analistët thonë se veprimet e Sekretarit të Shtetit mund të shihen si një gjest të paprecedent. /Telegrafi/

Exit mobile version