LAJMI I FUNDIT:

Policia vazhdon me kontrolle, shqiptoi 2045 gjoba gjatë fundjavës

Policia vazhdon me kontrolle, shqiptoi 2045 gjoba gjatë fundjavës

MPB Maqedoni njofton se gjatë fundjavës së kaluar (08/09 mars 2025) si dhe ditën e premte (07.03.2025) ka vazhduar me kontrollet në komunikacion.

“Brenda ditëve të cekura, është shënuar numër relativisht më i madh i urdhërpagesave të lëshuara, 2045, në të cilin në numër dominojnë kundërvajtjet për drejtimin me shpejtësi tej kufirit të lejuar – 637, pasuar nga parkimi jo i rregullt – 393. Janë vendosur 225 gjoba për vozitje pa patentë shofer, si dhe 146 sanksione për vozitje nën efektin e alkoolit”.

“Ndryshe, në kontrollet e komunikacionit, zyrtarët policorë kanë lëshuar urdhërpagesa për kundërvajtje në 115 raste për mospërdorim të rripit të sigurimit, 56 sanksione për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, si dhe 35 masa për drejtues të motoçikletave për mospërdorim të kaskës mbrojtëse, dhe 14 sanksione për kalim në sinjal të mbyllur (semafor të kuq). Po ashtu, në pajtim me Ligjin për automjete, janë hequr nga qarkullimi 58 automjete të paregjistruara dhe 12 automjete me defekte teknike”.


“Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon me masat dhe aktivitetet e shtuara në lidhje me sigurinë në komunikacion, dhe në vazhdimësi po zbatohen aktivitete parandaluese në të gjitha sektorët e punëve të brendshme me qëllim që të këshillohen dhe apelohen të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë plotësisht rregullat e komunikacionit”, thonë nga MPB./Telegrafi/