Gjykata në Colmar të Francës ka vendosur për lirimin e liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ish-kryeministrit, Ramush Hardinaj.
Haradinaj pritet të kthehet sot në Kosovë.
Haradinaj arrin në Gjykatë
E plotësuar: Tashmë ka arritur në Gjykatë lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Së shpejti pritet të fillojë seanca gjyqësore ndaj Ramush Haradinajt
Së shpejti fillon seanca gjyqësore ndaj Ramush Haradinajt
E plotësuar: Së shpejti pritet të filloj seanca gjyqësore kundër ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Seanca është paralajmëruar të fillojë në ora 09:00.
Haradinaj është duke u mbajtur në Francë me fletarrest të Serbisë që nga muaji janar i këtij viti.
Policia rrethon Gjykatën në Colmar të Francës (Foto)
Një orë para se të fillojë seanca ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, forca të shtuara të policisë franceze kanë filluar ta rrethojnë Gjykatën e Apelit në Colmar të Francës.
Në seancën e cila pritet të filloj në orën 9:00 gjykata do ta marrë vendimin përfundimtar për lirimin e Haradinajt apo për ekstradimin e tij për në Serbi, në bazë të kërkesës së Serbisë.
Ish-kryeministri, Ramush Haradinaj po akuzohet nga Serbia për krime lufte gjatë vitit 1998 dhe 1999, raporton rtv21.