Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Fixhrije Pllana, në një prononcim për Telegrafin konfirmoi sulmin e  mbrëmshëm që ka ndodhur në Skenderaj.

Ajo tha se është gjuajtur me armë në dritaren e selisë së PDK-së dhe në një lokal afër.


“Ka dëmtime material, ndërsa nuk raportohet për të lënduar. Motivet e sulmit ende nuk dihen dhe për momentin nuk kemi të arrestuar”, ka thënë Pllana. /Telegrafi/