Telegrafi

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e një personi në Gjakovë

Policia e Kosovës për rajonin e Gjakovës ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë dhe media për personin e dyshuar për “lëndim i rëndë trupor”, Fisnik (Muharrem) Qenaj, i lindur me 22.03.2003, banues në fshatin Romajë-Prizren.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se në lidhje me rastin nuk është arritur të sigurohet prezenca e personit në fjalë. Edhe përkundër angazhimeve të shumta hetimore dhe operative ai ende gjendet në arrati.

“Lidhur me rastin e iniciuar në Stacionin Policor në Gjakovë “lëndim i rëndë trupor”, Sektori i Hetimeve në kuadër të këtij stacioni, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë ndërmarrë veprime hetimore me ç’rast edhe është identifikuar i dyshuari i lartshënuar. Në lidhje me rastin nuk është arritur të sigurohet prezenca e personit në fjalë. Edhe përkundër angazhimeve të shumta hetimore dhe operative ai ende gjendet në arrati”, thuhet në njoftim.

Tutje siç thuhet në njoftim Policia e Kosovës, kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës: kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të paraqitur në fotografinë e bashkangjitur, të lajmërojnë Policinë e Kosovës apo stacioni më të afërt policor. /Telegrafi/