LAJMI I FUNDIT:

Policia jep detajet e veprimeve të djeshme në Mitrovicë

Policia jep detajet e veprimeve të djeshme në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për veprimet e djeshme në pikën kufitare Jarinje të Mitrovicës për ndalimin e trenit i cili vinte nga Serbia, si dhe ka mohuar lajmin se janë minuar hekurudhat e Kosovës.

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë për Operativë, Naim Rexha në një konferencë për media, ka thënë se të gjitha veprimet e Policisë kanë qenë Kushtetutës.

Ai bëri të ditur se Policia e Kosovës ka pasur informacione paraprake lidhur me qarkullimin e trenit nga Serbia për në Kosovës dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme konform autorizimeve ligjore që ka.


“Policia e Kosovës është një institucion i zbatimit të ligjit dhe të gjitha veprimet e saja i ndërmerr konform Kushtetutës së Kosovës, ligjeve në fuqi për të garantuar rendin kushtetues, sigurinë e përgjithshme dhe në rastin konkret për të parandaluar qarkullimin e trenit ilegal për në territorin e republikës së Kosovës. Policia e Kosovës ka pasur informacione paraprake lidhur me paralajmërimet e qarkullimit të trenit nga Serbia për në Republikën e Kosovës me datë 14.01.2017 dhe për këtë ka ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme operacionale policore konform autorizimeve ligjore që ka”, tha ai.

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë për Operativë, Naim Rexha, ka demantuar të gjitha mediat serbe, sipas tij, të cilat kanë publikuar lajme dhe video incizime duke vendosur mjete shpërthyese në hekurudhë.

“Ne edhe njëherë demantojmë fuqishëm që në asnjë variant kinse qytetarët e Republikës së Kosovës ose zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë ndërmarrë ndonjë veprim që ka të bëjë me përgatitjet për ndonjë dëmtim siç është paraqitë nëpër mediumet serbe të hekurudhës është i pavërtetë, është i pabazë, nuk qëndron. Përkundrazi ne kemi zhvilluar një operacion mjaftë kompleks të kontrollimit të gjithë gjatësisë 50 kilometërshe të binarëve të hekurudhës në operacionin tonë policor”, tha ai.

Rexha bëri të ditur se operacioni i djeshëm është zhvilluar nga efektivat e Policisë së Kosovës.

“Ekskluzivisht operacioni i djeshëm është zhvilluar nga efektivat e Policisë së Kosovës, në rrafshin bashkëpunues të institucioneve të sigurisë dhe të zbatimit të ligjit ne kemi bashkëpunim edhe me EULEX-in edhe me KFOR-in, mirëpo siç e dini si EULEX-i, si KFOR-i, janë të renditur në aspektin strategjik të veprimeve si reaguesi i dytë dhe si reaguesi i tretë”, tha ai.

Po ashtu, ai tha se nuk ka pasur asnjë problem gjatë realizimit të aksionit të djeshëm. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pacolli i reagon Pecit: Dikur mbaje bluzën e kompanisë time, sot më quan vrasës

Pacolli i reagon Pecit: Dikur mbaje bluzën e kompanisë time, sot më quan vrasës

Lajme
Nga Gjermania në Kosovë: Historia e çiftit Zhubi që u kthye në vendlindje pas 32 vitesh

Nga Gjermania në Kosovë: Historia e çiftit Zhubi që u kthye në vendlindje pas 32 vitesh

Lajme
I reagoi për subvencionet, Peci e akuzon rëndë Pacollin: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogaris diçka tjetër

I reagoi për subvencionet, Peci e akuzon rëndë Pacollin: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogaris diçka tjetër

Lajme
Droga në lëkurë gjedhi në Krujë: Do të prodhohej 800 kg kokainë, baza sekrete pranë shtëpisë së politikanëve

Droga në lëkurë gjedhi në Krujë: Do të prodhohej 800 kg kokainë, baza sekrete pranë shtëpisë së politikanëve

Lajme
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut

Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut

Lajme
Përplasjet mes qeverisë dhe sistemit të Drejtësisë, diskutime për ndarjen e pushteteve në Kosovë

Përplasjet mes qeverisë dhe sistemit të Drejtësisë, diskutime për ndarjen e pushteteve në Kosovë

Drejtësi
Kalo në kategori