LAJMI I FUNDIT:

Policia godet Qendrat e Thirrjeve (Call Center) në Prishtinë, 14 të arrestuar, ndër ta një shtetas gjerman

Policia godet Qendrat e Thirrjeve (Call Center) në Prishtinë, 14 të arrestuar, ndër ta një shtetas gjerman
Foto ilustruese

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion policor në disa qendra të thirrjeve të njohura si ‘Call Center’ në disa lagje të Prishtinës.

Policia e Kosovës, ka zbatuar autorizimin e lëshuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës si dhe urdhëresën e Gjykatës, që kanë të bëjnë me identifikimin e disa personave të dyshuar, arrestimin e tyre dhe marrjen në pyetje, kontrollin e lokacioneve të personave të dyshuar dhe sekuestrimin e provave.

Po ashtu, Prokuroria Speciale njofton se ky hetim disa mujor është bërë në bashkëpunim edhe me autoritetet gjermane.


Gjithashtu, ekziston dyshimi i bazuar se këta persona kanë regjistruar si biznes “Qendër të Thirrjeve” në Kosovë dhe përmes saj kanë komunikuar përmes telefonit me shtetas të ndryshëm përfshirë edhe gjermanë.

“Gjatë komunikimeve kanë arritur t’i mashtrojnë të dëmtuarit duke i shtyrë që të investojnë në platforma të ndryshme digjitale gjoja për investime. Për realizimin e mashtrimit të dyshuarit kanë përdorur edhe sistemin kompjuterik-përdorimi i softuerëve për qasje nga distanca si dhe krijimi dhe përdorimi i faqeve në internet”, njofton Prokuroria Speciale.

Sipas tyre të njëjtit me këto veprime kanë kryer veprat penale ‘’Hyrja në sistemet kompjuterike’’ nga neni 327,  ‘’Mashtrimi’’ nga neni 323 si dhe  ‘’Shpëlarja e parave’’ nga neni 302.

Operacioni është zhvilluar në mbështetje të njësive të ndryshme policore (patrulla policore, Njësitë e Krimteknikës, Njësia K-9).

Gjatë këtij operacioni janë arrestuar katërmbëdhjetë (14) persona të dyshuar të cilët janë kapur në flagrancë, përfshirë edhe të dyshuarin kryesor i cili është shtetas i huaj.

Po ashtu, në cilësi të provave gjatë këtij aksioni janë sekuestruar sende të ndryshme të cilat do të përdoren në procedurë të mëtutjshme:

–          2 vetura;

–          167 kompjuter desktop;

–          3 kompjuter laptop;

–          21 telefona mobil;

–          2 DVR;

–          2 HDD;

–          2 USB memorie;

–          Dokumente të ndryshme dhe prova tjera elektronike relevante për rastin.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, 14 personat e arrestuar dërgohen në mbajtje prej 48 orësh./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori