LAJMI I FUNDIT:

Policia arreston 33 vjeçarin në Kaçanik, kanosi me sëpatë dy persona

Policia arreston 33 vjeçarin në Kaçanik, kanosi me sëpatë dy persona
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 33 vjeçar në Kaçanik, i cili kishte kanosur me sëpatë dy persona.

Në njoftimin e bërë për media, thuhet se stacioni policor në Kaçanik, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj sot, me datë 09.02.2022 rreth orës 15:50 ka pranuar një informacion se në rrugën ‘’Ismail Qemajli’’ në Kaçanik është një rast i kanosjes.

“Policia, menjëherë i ka marr veprimet e nevojshme dhe ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku ka arritur të arrestojë një person me inicialet SH.D ( M/K) i moshës 33 vjeçar, i cili pas një mosmarrëveshje që kishte me dy persona tjerë me inicialet A.D (M/K) i moshës 21 vjeçar dhe XH.H (M/K) i moshës 27 vjeçar , këta të fundit i kanos me një me sëpatë”, thuhet në njoftim.


Më tej në njoftim thuhet se, në lidhje me këtë, policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik dhe pasi është intervistuar, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Lajme
Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Pal Lekajt dhe tjerëve i njohur si “53-milionëshi”

Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Pal Lekajt dhe tjerëve i njohur si “53-milionëshi”

Lajme
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Kronika e Zezë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Kalo në kategori