Policia apel shoferëve: Ngasja e shpejtë, mund të jetë e fundit për ju

20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA
Policia e Kosovës ka kërkuar nga shoferët që të jenë të kujdesshëm gjatë vozitjes dhe të respektojnë rregullat e komunikacionit.
Në një postim në Facebook, Policia thotë se gjatë festave të fundvitit mesatarisht brenda ditës ndodhin rreth 100 aksidente trafiku.
"Ngasja e shpejtë, mund të jetë e fundit për ju. Ndal ngasjen e shpërqëndruar", thuhet në postimin e Policisë.
Ndryshe, numri i aksidenteve kohëve të fundit është rritur në vendin tonë, ku disa prej tyre përfundojnë edhe me fatalitet./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































