LAJMI I FUNDIT:

Policët heronj të ditës në Shkup, ndihmojnë vajzën ta gjej prindin (Video)

Policët heronj të ditës në Shkup, ndihmojnë vajzën ta gjej prindin (Video)

U ndal në rendin e parë e gatshme për ta fituar garën edhe pse nuk kishte karakter garues. Rrugës e humbi prindin dhe e ndërpreu vetëm 300 metra pasi e filloi garën.

Por ajo pati fat pasi policia e vërejti dhe menjëherë e lajmëroi ekipin tjetër që ishte tek parku i qytetit. E ata e lajmëruan prindin dhe i thanë që vajza po e pret në rrugën “Dame Gruev”.

Pas pritjes prej 15 minutave, prindi erdhi me vrap.


Falënderoi prej zemrës policët dhe tha që u beson. Deshi edhe t’i qeras në shenjë falënderimi, por policët nuk pranuan duke i thënë se kjo është puna e tyre.

Gjatë ditë së djeshme edhe një polic tjetër ishte në qendre të vëmendjes. Ai u fotografua duke i ndihmuar një burri të moshuar për të tejkaluar rrugën.