Site icon Telegrafi

Po shkëlqen në Bundesliga, Augsburgu vendos ta blejë Mërgim Berishën nga Fenerbahce

Mërgim Berisha është bashkuar me skuadrën gjermane Augsburg në ditët e fundit të afatit kalimtar veror.

Sulmuesi shqiptar u huazua nga Fenerbahce te Augsburg pasi nuk kishte hapësirat e duhura në gjigantin turk.

Megjithatë vetëm pas tri ndeshjeve të zhvilluara me Augsburgun, Berisha ka treguar kualitetin që ka.

24-vjeçari ka shkëlqyer duke shënuar një gol e duke asistuar në një tjetër gjë që bëri skuadrën e tij t’i fitoj gjashtë pikë në dy sfidat e fundit.

Augsburgu ka vendosur ta blej Berishën dhe tanimë ka kontaktuar gjigantin turk Fenerbahce.

Skuadra gjermane ka vendosur të përdorë klauzolën e blerjes së kosovarit për shumën e katër milionë eurove.

Kujtojmë që Berisha më parë ka luajtur edhe për skuadra tjera si RB Salzburg, Liefering, Lask Linz, Altach e Magderburg. /Telegrafi/

Exit mobile version