“Unë zotohem t’i shërbej me besnikëri Republikës Federale Gjermane dhe të mbroj me trimëri të drejtën dhe lirinë e popullit gjerman”. Këtë premtim do e japin ditën e martë qindra rekrutë të rinj gjatë një ceremonie publike betimi para ndërtesës së Parlamentit gjerman, Rajhstag në Berlin dhe në disa qytete të tjera gjermane.
Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer (CDU, kristiandemokate) gjeti mbështetje politike për idenë e saj që të zhvillohet ceremoni e madhe publike e dhënies së betimit nga ushtarët e rinj. Kristiandemokratët janë dakord, partnerët e koalicionit, socialdemokratët, po ashtu, madje Winfried Kretschmann, kryeministri i landit Baden Vyrtemberg që vjen nga partia e Të Gjelbërve nuk është parimisht kundër, megjithëse e kanë pasur ushtrinë si gogol. Edhe ipeshkvi ushtarak protestant, Sigurd Rink, e mbështeti propozimin duke e quajtur atë kontribut për “çtabuizimin e ushtrisë gjermane, Bundeswehr”. Nga gjithë partitë e përfaqësuara në parlament, vetëm Partia e Majtë doli hapur kundër.
Ministrja e Mbrojtjes Annegret Kramp-Karrenbauer, shkurt AKK, synon me propozimin e saj që ta bëjë trupën më prezente dhe më të pranueshme. Ushtria gjermane, Bundeswehr, duhet të bëhet “e dukshme dhe e dallueshme në mes të shoqërisë sonë, në mes të qyteteve dhe komunave tona”.
Ceremonitë publike të dhënies së betimit nga ushtarët e rinj, nuk janë të vetëkuptueshme për një vend ushtria e të cilit shkaktoi 80 vjet më parë Luftën e Dytë Botërore. Protesta të mëdha të dhunshme me qindra të plagosur pati në vitin 1980, kur ministri i Mbrojtjes, Hans Apel, nga Partia Socialdemokrate mbajti një ceremoni festive të dhënies së betimit në stadiumin Weser të Bremenit, duke mos u fshehur pas mureve të kazermave.
Sot nuk vihen në diskutim jo vetëm ceremonitë e dhënies së betimeve dhe apelet, por as misionet e ushtrisë gjermane jashtë vendit. Por, ministrja gjermane e Mbrojtjes AKK, shkon një hap më tej. Ajo e shikon Gjermaninë në të ardhmen si “fuqi organizimi” ushtarak, siç ka thënë në disa fjalime të mbajtura javët e kaluara.
Kështu për shembull, ajo kërkon të ngrejë një Këshill të Sigurisë Kombëtare, i cili duhet të koordinojë diplomacinë, ushtrinë, ekonomike, tregtinë, sigurinë e brendshme dhe bashkëpunimin për zhvillim. Përveç kësaj, ajo kërkon vendime më të shpejta parlamentare për misionet dhe kërkon që në rast nevoje së bashku me aleatët të shfrytëzohet deri në fund “spektri i mjeteve ushtarake”.
Nga ana e politikës ushtarake dhe të sigurisë vjen miratim i gjerë. Harald Kujat, ish-kryetar i Komisionit ushtarak të NATO-s i quajti idetë e AKK-së si hapat e parë të duhur. Krijimin e një Këshilli të Sigurisë Kombëtare e mbështet veçanërisht edhe Wolfgang Ischinger, shef i Konferencës së Sigurisë në Mynih.
Por, ka edhe që kundërshtojnë. Hans-Peter Bartels, i ngarkuari i Parlamentit gjerman me mbrojtjen, vlerëson se për momentin ushtria gjermane është e mbingarkuar. Aktualisht tremijë ushtarë ndodhen në misione jashtë vendit, mes tyre në Afganistan, Mali dhe Nigeri, në Ballkan, Mesdhe, në Oqeanin Indian, në Jordani dhe në Irak. Këtyre u shtohen detyrimet e mëdha në Evropë, në kuadër të NATO-s.
“Trupa ankohet për krijimin e vështirësive”, thotë Bartels.
Edhe nga politika e jashtme, ministres i vjen erë nga drejtimi i kundërt. Ministrja është kundër veprimtarive të Gjermanisë, pa përfshirë edhe aleatët. Ajo do që në kuadër të misioneve ushtarake të veprohet bashkë me aleatët. Por, cilët janë aleatët e mundshëm?
Zgjedhja e parë për Gjermaninë do të ishte normalisht NATO. Por, për shkak të qëndrimit të pasigurt të ShBA-ve, presidenti francez Emmanuel Macron e quajti Aleancën “në vdekje klinike” dhe kërkoi forcimin e bashkëpunimit evropian në fushën e sigurisë. Kancelarja gjermane Angela Merkel i quajti me të drejtë aleatët gjoja më të ngushtë politikë si shumë të ashpër dhe deklaroi se: “NATO është shtylla kryesore e mbrojtjes sonë.”
Në politikën e brendshme gjermane roli dhe detyrat e ushtrisë kanë ndryshuar shumë dhjetë vitet e fundit. Shembull për këtë është dorëheqja e ish-presidentit të atëhershëm gjerman, Horst Köhler. Mbas një interviste të dhënë për rolin e ushtrisë, ai u detyrua të jepte dorëheqjen.
Köhler, pati deklaruar se “një vend që ka përmasat sa vendi ynë, me këtë orientim në tregtinë e jashtme… duhet ta dijë… se në rast nevoje është e nevojshme edhe ndërhyrja ushtarake, për të mbrojtur interesat tona, si për shembull për të mbajtur të hapura rrugët tregtare”. Në kritikën e madhe që iu bë fjalimit të tij, u fol për “politikën e luftanijeve”, dhe se kushtetuta gjermane nuk lejon luftë për interesa ekonomike.
Ministrja e sotme e Mbrojtjes nuk argumenton shumë ndryshe nga Köhler në atë kohë. Por, sot kurrkush nuk kërkon dorëheqjen e ministres. Kritika drejtohet kryesisht kundër mbingarkimit të ushtrisë dhe pak kundër parimit për një rol të ri më të madh të ushtrisë gjermane. Duket se me përjashtim të disa zërave të vetëm, në përgjithësi të gjithë janë dakord, që Gjermania të angazhohet më shumë ushtarakisht. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-8-780x439.jpg)
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë
![Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/231231231213231231-780x439-1.jpg)
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![Nuk e harron akoma - Gjesti përlotet derisa i shkruan letër Diellzës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-12-780x439.jpg)
Nuk e harron akoma - Gjesti përlotet derisa i shkruan letër Diellzës
![Ish-shoku: Gjesti po gënjen, është akoma në lidhje me Diellzën - ka ushtruar edhe dhunë fizike në të](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-83-780x439.jpg)
Ish-shoku: Gjesti po gënjen, është akoma në lidhje me Diellzën - ka ushtruar edhe dhunë fizike në të
![Nëna e Besim Krrabajt: Polici që ma vrau djalin më tha, mirë ia kena bo](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T203256.532-780x439.jpg)
Nëna e Besim Krrabajt: Polici që ma vrau djalin më tha, mirë ia kena bo
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi