Nga: Adela Radovani
Solidariteti spontan nuk ndodh, solidariteti i detyruar nuk mbahet afatgjatë, kush është sipër nuk do t’ia dijë për kë vuan poshtë dhe urren atë që ka sipër …po tani? Filmi premton horror dhe sjell terror. E gjithë eksperienca e vuajtjes dhe shfrytëzimit dhe urrejtjes njerëzore paketohen në një orë e pak, në një miks midis Hanibal Lekterit, Parazitit korean dhe mind-fucker-in e zakonshëm spanjoll.
Premisa e filmit bazohet në një eksperiment të ndarë nga jeta e përditshme: një vrimë, një galeri e gjatë dhe brutale, e zhveshur nga zbukurimet, direkt në beton të thatë, e ndarë në disa dhjetëra kate, që është ndërtuar për të vërtetuar ose zbuluar më tepër mbi psikologjinë e grupit. Çdo tridhjetë ditë, dy të burgosur ose dy vullnetarë, varësisht nga mënyra si janë përzgjedhur, zgjohen në një kat të caktuar, nga i pari deri në të paktën 200+, dhe një herë në ditë, kat për kat zbret një platformë e cila përmban një banket të vetëm, të përgatitur dhe të nisur nga niveli zero. Ushqimi premtohet se mjafton për të gjithë, por çdo nivel përtej 50-tës nuk gjen më asgjë për të ngrënë, veç pjatave të thyera. Dhe, ajo që ndodh përtej atij kati, është pa dyshim, dhuna.
Personazhi që ndjekim është literalisht një Don Kishot; ai i ka hyrë valles me dëshirë, me një libër si objektin shoqërues dhe me dëshirën për të lënë duhanin, jo i detyruar ose i dënuar për ndonjë vepër penale. Ai nuk e pranon dot që njerëzit mund të shndërrohen në monstra në kushte të tilla – mendja e tij thyhet nga presioni. Do ishte e vështirë të ndërtoje një karakter më të besueshëm, më të pëlqyeshëm dhe më human: të jesh moralisht më i drejtë se ai është e pamundur, përkundrazi, por nga ana tjetër, për heronjtë e vegjël të kokave tona, ai është treguesi se lufta për drejtësi është në fund, krejt e padobishme. Procesi që ndodh për të është ai i rritjes së detyruar dhe njohjes së natyrës njerëzore, dhe përgjigjen e dhunës me dhunë si metodë e vetme mbijetese dhe shpërndarje të drejtësisë. Lufta është më e ëmbël se dorëzimi, Don Kishotët e dinë këtë dhe nuk e marrin veten shumë seriozisht.
Alegoria është baza e këtij filmi me buxhet të ulët: gjehen kritika ndaj të gjitha sistemeve ekonomike, të konsumierizmit, të paaftësisë humane që regjisori e quan të lindur, për të qenë i përgjegjshëm dhe për të marrë përsipër rolin që secili “kat social” të jep. Kritika deri të programeve të shëmtuara master chef-iane, të servirura për klasat e mesme që hanë nga pak dhe nuk dinë çfarë bëhet as sipër e as poshtë vetes.
Një skenë e cila nuk mund të të shkulet më nga mendja është ajo e kuzhinës. Një grup me kuzhinierë të rinj provojnë veten para një shefi të veshur me elegancë dhe përgatisin banketin e përditshëm, kur gjendet ushqimi i preferuar i secilit të burgosur. Kur në një prej pjatave të mira, te ëmbëlsira Panna Cotta, shefi gjen një qime, ai në mënyrë spektakolare kërkon të gjejë e kujt qe, mat me kujdes fijen e flokut për kokën e disa kuzhinierëve dhe e bën për një lek para asaj që në mendjen time s’mund të jetë veçse një kamerë. Pse të mos jetë fundja një konkurs gatimi ky, ndërsa ushqimi që ne e shohim se ‘hidhet a ndoshta hahet diku, shkon në fakt për të nisur një luftë për ekzistencë në një vrimë? A nuk ju kujton kjo ulurimat e Gordon Ramsey-t në emisionet e tij, a nuk ju kujton Renato Mekollin që ironikisht, bërtiste “qime!” në një prej episodeve të sezonit të parë të Master Chef-it? Dhe ne qeshnim dhe ne ndjenim se diçka nuk shkon në gjithë këtë muhabet.
Fat i ri çdo muaj. Jo çdo jetë, ku ti lind në një familje të varfër a të pasur dhe të paracaktohet në do vuash gjithë jetën, a do hash si mbret, ku me shokun afër bëhesh mik dhe ia kalon bukur ose të ngul thikën për t’u ushqyer prej teje. Ku do zgjohesh muajin tjetër? Askush nuk e di.
Një film i cili nuk mund të mos e shihni, seriozisht d.m.th, me ato “La Casa de Papel”, Netflix-i paska edhe ndonjë film të hairit. “The Platform”. Shiheni. Trondituni. Flini me ëndrra të tmerrshme. Pak mazokizëm nuk bën keq.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!