LAJMI I FUNDIT:

Plagosi rëndë një person para tre vitesh, arrestohet 29-vjeçari në Vlorë

Plagosi rëndë një person para tre vitesh, arrestohet 29-vjeçari në Vlorë

Një 29 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës pasi akuzohet për plagosje të rëndë të një personi.

Sipas policisë, ngjarja kishte ndodhur në vitin 2020, pas një konflikti për motive të dobëta. Ndër të tjera thuhet se 29-vjeçari u vu në pranga falë informacioneve të siguruara nga Policia Kufitare e Vlorës, përmes inteligjencës informative, se ky shtetas tentonte të hynte në vendin tonë.

Shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Vlorës, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas i shpallur në kërkim për një vepër penale kundër personit, tentonte të hynte në vendin tonë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, kanë bërë ndalimin e shtetasit Gerald Dukaj, 29 vjeç, banues në Vlorë.


29-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Në vitin 2020, ky shtetas ka dëmtuar rëndë një shtetas tjetër, gjatë një konflikti fizik me të, për motive të dobëta. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Siguri
Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Kalo në kategori