Policia e Maqedonisë njofton se mbrëmë një person nga Velesi është sjellur i plagosur në spitalin e qytetit.

"I lënduari Z.B (42) nga fshati Vizbeg ka pasur lëndime në krahrorin e djathtë, nga armë zjarri - pistoletë. Si rast urgjent ai është dorëzuar në Klinikën "Nënë Tereza" në Shkup", thonë nga policia, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Rastin në polici e kanë paraqitur nga Klinika mbrëmë në orën 01:15/

Nga policia thonë se po merren masa për zbardhjen e rastit./Telegrafi/