Pjetër Shala është larguar nga gjykatorja e Speciales, ku po zhvillohet çështja ndaj tij. Avokati i Shalës, Jean-Louis Gilissen ka thënë se i akuzuari po ndjehet në ankth dhe ka nevojë të qetësohet.
Shalës pritet t’i mundësohet të ndjek procesin gjyqësor përmes video-lidhjes.
“Zoti Shala heq dorë për të marrë pjesë në këtë gjykim, nuk dëshiron të qëndrojë këtu, pra heq dorë nga e drejta, na kërkon ta përfaqësojmë dhe kërkon të kthehet në paraburgim, sepse duhet të qetësohet, ka nevojë të qetësohet”, ka thënë avokati.
Mbrojtja ka thënë se, duke marrë parasysh gjendjen e Shalës, ai ka vlerësuar se zhvillimet në seancë duhet t’i ndjek nga qendra e paraburgimit.
“Ai është pak nervoz, nuk e vlerëson se si po shkojnë zhvillimet dhe parapëlqen që seancën ta ndjek me video-lidhje, është më mirë për atë. E takuam dy herë para se të fillonim tani, ishte shumë nervoz, shumë në ankth, po dridhej, besojmë se është më mirë për atë, dhe për të gjithë, që të kthehet, prandaj do të ju lutesha të merrni parasysh kërkesën të kthehet në paraburgim dhe kërkon leje që ta ndjek seancën me video-lidhje”, ka thënë mbrojtja e Shalës, transmeton KP.
Lidhur me këtë, nga prokuroria nuk ka pasur kundërshtime që Shala të mos jetë i pranishëm fizikisht në sallën e gjyqit, por kanë kërkuar që i njëjti të ndjekë seancat në formë tjetër.
Ndërsa trupi gjykues ka lëshuar urdhër gojor ku ka miratuar kërkesën e Shalës për të mos marrë pjesë fizikisht në sallën e gjyqit, sa i përket seancës së sotme.
Kryetarja e trupit gjykues, Mappie Veldt Foglia ka kërkuar nga Zyra Administrative që të organizojë video-lidhjen si dhe një kanal të drejtpërdrejtë komunikimi në mes të Shalës dhe avokatit të tij.
“Trupi gjykues ka kompetencë të urdhërojë zotin Shala të marrë pjesë fizikisht në çdo seancë, çdo herë që trupi gjykues vlerëson që prania e tij fizike është e domosdoshme ose kur parashikohet kështu nga rregullorja. Rrjedhimisht miratojmë kërkesën e zotit Shala për të marrë pjesë në procesin gjyqësor për ditën e sotme, të marrë pjesë nga qendra e paraburgimit”, ka thënë kryetarja e trupit gjykues.
Kryetarja e turpit gjykues i ka kërkuar mbrojtjes që të njoftojë para çdo seance, në rast se Shala nuk dëshiron të jetë fizikisht në sallën e gjyqit.
Seanca në Hagë po vazhdon me dëshminë e dytë në këtë proces gjyqësor, që është dëshmitarja me numrin 6.
Pjetër Shala po mbahet në qendrën e paraburgimit në Hagë prej marsit të vitit 2021.
Sipas Speciales “Krimet për të cilat akuzohet Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës(Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.
Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë