Përbërësit:
▪ 150 gr miell misri i përzier
▪ 1 vezë
▪ 1 l qumësht
▪ 50 gr gjalpë
▪ 500 gr spinaq
▪ gjysmë qepe
▪ djathë ose kaçkavall i butë
▪ kopër e grirë
▪ piper
▪ kripë
Përgatitja:
Përdorim 1/4 e gjalpit për skuqjen e qepës, trazojmë dhe mbulojmë me kapak për të ndihmuar të zbutet më shpejt.
Shtojmë spinaqin dhe trazojmë.
Plotësojmë me erëzat dhe koprën në vazhdim.
Mbulojmë me kapak dhe trazojmë herë pas here duke shtuar një filxhan kafeje qumësht kur masa duket e thatë. E heqim nga zjarri dhe e lëmë të ftohet gjatë kohës që përgatisim brumin.
Duke tretur vezën shtojmë pjesën tjetër të qumështit dhe trazojmë deri sa mos të shikojmë shenja të dukshme të vezës.
Shtojmë miellin pak nga pak dhe trazojmë vazhdimisht.
Nëse gjalpi nuk është mjaft i butë që të punohet lehtë ose për të mos humbur kohë mund ta shkrini dhe trazoni përsëri.
Shtoni miell përsëri ose qumësht sipas nevojës deri sa brumi të duket i mpiksur, por jo i fortë, thjesht kremoz.
Lyeni tepsinë me pak vaj dhe vendosni gjysmën e brumit duke shtuar pak djathë sipër.
Shtoni mbushjen e përgatitur dhe përsëri djathë.
Shtoni pjesën tjetër të brumit dhe djathin e mbetur. Sasinë e djathit sipas dëshirës.
Pjekja në 150°C për 40 minuta. /Telegrafi/