Pique ndodhet në Madrid, tifozët e Realit nuk e presin mirë

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, sot ka qenë prezent në qytetin e Madridit.
Ai ka parë nga afër ndeshje e tenisit në Madrid Open, ndërmjet David Ferrer dhe Kukushkin.
Por ai nuk është pritur mirë nga tifozët e Real Madridit.
Gjyqtari u desh ta ndërpresë ndeshjen në një moment kur Ferrer ishte duke rivënë në lojë topin, pasi tifozët bërtisnin në drejtim të lojtarit.
"Hala Madrid!", ishin thirrjet e tyre në drejtim të Piques.
Pique nuk iu kundërpërgjigj thirrjeve duke vazhduar ta shikojë ndeshjen pa u vërejtur edhe pse tashmë e dinin të gjithë se ai ishte aty. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
08/05/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































