LAJMI I FUNDIT:

Petkoviq demanton Kurtin: Nuk ka afat të caktuar për marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë

Petkoviq demanton Kurtin: Nuk ka afat të caktuar për marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka deklaruar se nuk ka afate për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka vlerësuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po mashtron opinionin me deklaratat e tij.

“Është koha që Albin Kurti të ndalojë së mashtruari opinionin dhe të përballet me të vërtetën dhe faktet që dëshmojnë qartë se nuk ka afate të paracaktuara më parë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, ka theksuar Petkoviq, transmeton Telegrafi.


Siç shkruan “N1” Petkoviq thekson se Kurti “çdo ditë zyrtarët ndërkombëtarë demantojnë këtë [ekzistimin e afatit për marrëveshje] dhe i fundit në është zëdhënësi i BE-së, i cili pa mëdyshje ka thënë se afatet artificiale nuk ekzistojnë në realitet”.

“I vetmi kohëmatës që po troket është ai i formimit të Asociacionit të komunave serbe, me të cilin Prishtina është vonuar tashmë 10 vite, prandaj Kurti do të ishte më mirë të fokusohej në përmbushjen e atij obligimi dhe të zbatonte atë që është nënshkruar në Bruksel”, ka thënë Petkoviq, duke vlerësuar se afatet e tjera “ekzistojnë vetëm në kokën e Kurtit”.

Ndryshe, kryeministri Kurti në një intervistë për televizionin malazez “Gradska” ka deklaruar se me planin franko-gjerman është paraparë që deri në pranverën e ardhshme, Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje për normalizimin e plotë të marrëdhënieve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Lajme
Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Kronika e Zezë
Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Lajme
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Lajme
Kalo në kategori