LAJMI I FUNDIT:

Peshkopi serb: Rritja e numrit të viktimave është një projekt shtetëror i Serbisë

Peshkopi serb: Rritja e numrit të viktimave është një projekt shtetëror i Serbisë

Eksperti më i madh i Kishës Ortodokse Serbe për Holokaustin, peshkopi Jovan Çulibrk, foli për rritjen e numrit të viktimave serbe, duke thënë se ky është një projekt shtetëror i Serbisë.

Peshkopi Jovan ishte pjesëmarrës në tribunën e shoqatës së biznesit serb, “Privrednik” në Zagreb, ku ka folur për revizionizmin, i cili gjendet në çdo sferë shkencore dhe mediatike të Serbisë si dhe në etnitetin e Republika Srpska të Bosnje-Hercegovinës.

“Tani kemi një rast të revizionizmit në Serbi dhe Republika Srpska, i cili është masiv nga ana jonë. Është mbështetje për historinë e rreme me profesorin Gideon Greif, i cili së fundi u shfaq në Serbi. Të gjithë historianët e njohin se kush është ai. Ky është një cirk pasi Greif flet për 1.4 milion viktima të Jasenovacit”, thekson kleriku.


“Kjo do të thotë jo më 700 mijë, por 1,4 milion dhe në këtë rast profesioni hesht. Ashtu siç kishte heshtur në gjysmën e dytë të viteve tetëdhjetë kur poetët dhe gazetarët hapën çështjet kyçe të problemeve në zonën e ish-Jugosllavisë. Dhe Branko Petranoviq, një poet i madh, shkruante lëvdata për librin e Milan Bulajiqit ku fliste për një milion e njëqind mijë viktima të Jasenovacit”, pohoi ai.

Në fund, ai shtoi se askush nuk duhet të mashtrohet sepse projekti i revizionit në fakt është projekt shtetëror i Serbisë, raporton klix.ba.

“Po vihet në pikëpyetje etika e profesionit të historianëve. Të mos gënjehemi, rishikimi është një projekt shtetëror. Në Serbi ky profesion (historianëve) nuk ekziston, ajo po bëhet sikur po ndodhë në një vend tjetër”, përfundon peshkopi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Botë
Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Botë
Pas “rezultatit historik” në zgjedhjet në Gjermani, Weidel e AfD-së thotë se mori urime nga Elon Musk

Pas “rezultatit historik” në zgjedhjet në Gjermani, Weidel e AfD-së thotë se mori urime nga Elon Musk

Evropa
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Botë
Zbulohet harta që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Zbulohet harta që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Botë
Kalo në kategori