Site icon Telegrafi

Pesë të vdekur dhe mbi 20 të lënduar, pas shembjes së një ndërtese në Egjipt

Të paktën pesë persona ndërruan jetë në Egjipt dhe 24 të tjerë u lënduan pas shembjes së një ndërtese në Kajro në orët e para të së shtunës, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve egjiptiane, MENA.

“Dhoma e krizave të komunës u informua në orën 3 të mëngjesit për shembjen e një ndërtese e cila ishte e përbërë nga një bodrum, me nëntë kate përfshirë një përdhes”, tha komuna e Kajros në një deklaratë.

Punëtorët e shpëtimit kanë filluar kërkimin për çdo të mbijetuar të bllokuar nën rrënojat e ndërtesës në lagjen el-Salam, tha Khalid Abdel-Al, kreu administrativ i komunës së Kajros.

Sipas tij, të paktën 24 persona të tjerë pësuan lëndime dhe me këtë rast u dërguan në spitale për trajtim, raporton Al Jazeera, përcjell Telegrafi.

Ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi shembjen e ndërtesës, derisa një komitet inxhinierik u formua për të shqyrtuar ‘integritetin’ strukturor të ndërtesave aty pranë. /Telegrafi/

Exit mobile version