Arsenali ka fituar me rezultat të ngushtë 3-2, por me rikthim nga Aston Villa në kuadër të javës së gjashtë në Ligën Premier.
Mysafirët ishin të parët ata që kaluan në epërsi me anë të John McGinn në minutën e 20-të nga asistimi që pranoi prej Anwar El-Ghazit.
Gunners mbetën me një lojtar më pak në fushë, gjersa Maitland-Niels (41’) u përjashtua nga loja me kartonin e dytë të verdhë.
Pjesa e parë përfundoi me epërsinë e Villas, derisa pjesa e dytë ishte edhe më e zjarrtë për shkak që u shënuan katër gola.
Nicolas Pepe i barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 59-të, pasi realizoi nga pika e bardhë.
Por, mysafirët e rikthyen përsëri epërsinë me anë të Wesleyt (60’), pas asistimit që mori nga Jack Grealish.
Topçinjtë nuk u dorëzuar sërish dhe e barazuan rezultatin në 2-2 me anë të Callum Chambers në minutën e 81-të.
Pierre-Emerick Aubameyang arriti që ta përmbyste rezultatin për Gunners në minutën e 84-të, për t’i fituar kështu skuadrës së tij tri pikë dramatike.
Pas xhiros së gjashtë, Arsenali gjendet në vendin e katërt me 11 pikë, ndërsa në javën e shtatë takohet me Manchester Unitedin në Old Trafford. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=tm1R3mPJgDY
https://www.youtube.com/watch?v=k1aiWg_X3bA
https://www.youtube.com/watch?v=RfMYLtVY4P8
https://www.youtube.com/watch?v=lcvBfqkSGiQ
https://www.youtube.com/watch?v=jj9lLa81haA