LAJMI I FUNDIT:

Përvojat e Suedisë për trashëgiminë kulturore të Kosovës

Përvojat e Suedisë për trashëgiminë kulturore të Kosovës

Një grup prej tre anëtarësh të Këshillit të trashëgimisë kulturore të Suedisë në përbërje, Anita Bergeustrahte – Lind, kryetare e Këshillit suedez, Markus Dhlberg nga Departamenti i trashëgimisë kulturore e Kersti Berggren anëtare e Departamentit të trashëgimisë kulturore po vizitojnë Kosovën me ftesë të Ministrisë së Kulturës, Rinisë e Sporteve të Kosovës.

Fillimisht ky delegacion është pritur nga Angjelina Krasniqi, zëvendësministre e Ministrisë së Kulturës, Rinisë e Sporteve ndërsa më pas është mbajtur një punëtori me ekspertët e Ministrisë së Kulturës.

Anëtarët e Këshillit të lartë për trashëgimi kulturore kanë shpjeguar para të pranishmëve përvojën dhe funksionimin e Këshillit për trashëgimi kulturore të Suedisë. Ata kanë dhënë detaje të punës dhe të përgjegjësisë që ka ky këshill për ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Suedi.

Gjatë ditës ata janë takuar edhe me anëtarët e Komisionit për Arsim, Shkencë e Kulturë të Kuvendin të Kosovës, ndërkaq pas dite kanë vizituar Muzeun e Kosovës, Institutin Arkeologjik dhe Muzeun Etnologjik të Prishtinës.


Ky delegacion do të qëndrojë tri ditë në Kosovë dhe nesër do të vizitojë Pejën, Deçanin, Gjakovën dhe Prizrenin.

Në trend Kultura

Më shumë
Shkollimi i shqiptarëve në Beograd

Shkollimi i shqiptarëve në Beograd

Kulture
Historia e fisit Shala

Historia e fisit Shala

Kulture
Letra drejtuar Mehmet Shehut, më 1967: Po e prishni karakterin e shqiptarit, në dëm të Atdheut

Letra drejtuar Mehmet Shehut, më 1967: Po e prishni karakterin e shqiptarit, në dëm të Atdheut

Kulture
MERI MORISON

MERI MORISON

145

145

Poezi
Fotografia e harruar e Shote Galicës (Foto)

Fotografia e harruar e Shote Galicës (Foto)

Kalo në kategori