LAJMI I FUNDIT:

Përurohet në Tiranë shkolla “Ibrahim Rugova”

Përurohet në Tiranë shkolla “Ibrahim Rugova”

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha mori pjesë sot në inaugurimin e shkollës 9 vjeçare “Ibrahim Rrugova”, në Kamëz të Tiranës. Shkolla, investim me vlerë 180 milionw lekë, është ndërtuar në kuadër të projektit “Cilësi dhe barazi në arsim”, me mbështetjen e Bankës Botërore.

Kjo shkollë, e cila përbën një model në anën funksionale dhe kreative, ka 1200 nxënës, 36 klasa, si dhe laboratorë moderne dhe mjedise sportive të bollshme.

“Duhet të ndiheni krenar që e nisni vitin shkollor në shkollën e re që mban emrin e njërit prej burrave më të shquar të kombit shqiptar të të gjitha kohërave, arkitektit të pavarësisë së Kosovës, intelektualit të madh shqiptar, presidentit Ibrahim Rugova”, tha kryeministri Berisha.

“Ky burrë i shquar me dijen e tij me punën e tij, me udhëheqjen e tij, me idealet që mbrojti, ju dha nder shqiptarëve kudo në botë, kudo që janë më shumë se askush tjetër. Uroj që personaliteti i tij, kontributi i tij, t’ju frymëzojë ju, nxënësve të kësaj shkolle për arritje gjithnjë e më të mëdha”. /Telegrafi/