LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 21° cloudy

Përurohet çerdhja në fshatin Bukosh të Suharekës, vlera e projektit rreth 50 mijë euro

Përurohet çerdhja në fshatin Bukosh të Suharekës, vlera e projektit rreth 50 mijë euro

Autoritetet komunale të Suharekës të hënën kanë përuruar çerdhen në fshatin Bukosh.

Në këtë ceremoni, kryetari Bali Muharremaj ka theksuar se pushteti lokal do të vazhdojë realizimin e projekteve kapitale në dobi të komunitetit.

“Po vazhdojmë me çerdhen e radhës në fshatin Bukosh. Uroj ta gëzojnë fëmijët dhe familjarët e tyre. Ne nuk e kemi në plan me u ndalë”, ka thënë Muharremaj, teksa shiriti është prerë nga fëmijët që do të edukohen në këtë institucion parashkollor, raporton Telegrafi.


Sipas të dhënave të zyrtarëve komunalë, çerdhja në fshatin Bukosh fillimisht do të ofrojë shërbime për 25 fëmijë.

Projekti në fjalë sipas të dhënave zyrtare është realizuar nga Komuna e Suharekës dhe vlera e përgjithshme është rreth 50 mijë euro.

Përfshirja e fëmijëve në edukimin parashkollor, edhe në  zonat rurale, ka qenë premtim parazgjedhor i kryetarit Muharremaj. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
SHBA dhe Ukraina darkordohen për armëpushim 30-ditor, reagon për herë të parë Kremlini

SHBA dhe Ukraina darkordohen për armëpushim 30-ditor, reagon për herë të parë Kremlini

Evropa
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

Liga e Kampionëve
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Deklarata e papritur e Olës për Gjestin: Çka të kisha bërë me thupër more djalë

Deklarata e papritur e Olës për Gjestin: Çka të kisha bërë me thupër more djalë

Magazina
Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Ndërkombëtare
Kalo në kategori