LAJMI I FUNDIT:

Përplasja Haradinaj-Konjufca për gjuajtjen me armë të ministrit Dardan Gashi (Video)

Përplasja Haradinaj-Konjufca për gjuajtjen me armë të ministrit Dardan Gashi (Video)

Në Kuvendin e Kosovës sot është mbajtur interpelanca e kryeministrit Ramush Haradinaj në lidhje me gjuajtjen me armë të ministrit Dardan Gashi.

Shefi i Grupit Parlamentar i VV-së, Glauk Konjufca duke komentuar veprimin e ministrit Gashi, nuk kurseu edhe disa batuta gjë që i bëri të gjithë deputetët të shpërthejnë në të qeshura.

Konjufca theksoi se është i vetëdijshëm që Ramush Haradinaj me përvojën e tij di të gjuajë me armë, por kur gjuan Dardan Gashi duhet të evakuohen gjithë ata që janë në një perimetër 1 kilometër afër për shkak të sigurisë.


“Unë e di që Ramush Haradinaj me përvojën e tij di të gjuajë me armë, për shkak të përvojës si njëri ndër komandantët më të zotët, por kur gjuan Dardan Gashi a beson se duhet të evakuohen gjithë ata që janë në një perimetër një kilometër katror aty pari”, ka thënë Konjufca.

Edhe pse u kërkua shkarkimi i ministrit Dardan Gashi, kjo gjë nuk ndodhi, pasi që me 36 vota për, 49 vota kundër dhe 3 abstenime, deputetët nuk miratuan mocionin e LDK-së për shkarkimin e Gashit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori