Në aeroportin ndërkombëtar “Schiphol” të Amsterdamit ka ndodhur një përplasje mes dy aeroplanëve komercial.
Mediat angleze raportojnë se bëhet fjalë për aeroplanët EasyJet dhe KLM. Duket se EasyJet ishte përplasur në aeroplanin KLM, transmeton Telegrafi.
Aeroplani i tipit Boeing (KLM) po bëhej gati për fluturim për Madrid, kurse EasyJet po bëhej gati të nisej për në Londër kur papritmas u përplasën.
Dëshmitarët thonë se dy fluturaket janë dëmtuar, kurse pasagjerët janë evakuuar në terminal.
“Aeroplani im EasyJet që po bëhej gati të nisej nga Amsterdami për në Londër është përplasur me një aeroplan tjetër. Krahu i fluturakes tonë është përplasur në bishtin e fluturakes KLM “, ka shkruar në Tëitter një pasagjer.
EasyJet ka konfirmuar incidentin, duke shtuar se pasagjerët do të vazhdojnë udhëtimin e tyre të paraparë me një aeroplan tjetër që tashmë është nisur për në Amsterdam. /Telegrafi/