LAJMI I FUNDIT:

Përleshje fizike mes disa personave në Fushë Kosovë, policia arreston shtatë prej tyre

Përleshje fizike mes disa personave në Fushë Kosovë, policia arreston shtatë prej tyre

Një përleshje fizike ka ndodhur sot mes disa personave në Fushë Kosovë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti tha për Telegrafin se tashmë janë arrestuar shtatë persona.

“Sot rreth orës 14:30, policia ka marrë informacionin se në rrugën ‘Enver Maloku’ në Fushë Kosovë, ka pasur një përleshje në mes të disa personave. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni policia ka filluar ndërmarrjen e verimeve operativo-hetimore në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar rastin. Rezultatet e këtyre veprimeve kanë ngritur dyshimet se një mosmarrëveshje e mëhershme në mes të dyshuarve ka rezultuar në rrahje mes tyre me ç’ rast janë përdorur edhe mjete të forta”, pohoi Ahmeti.


Tutje, zëdhënësja e Policisë së Kosovës tha se nga përdorimi i mjeteve të forta,  njëri nga personat ka marrë lëndime të rënda trupore ( frakturë në hundë) për çfarë të njëjtit i është ofruar ndihma mjekësore.

“Lidhur me këtë rast, i cili është cilësuar si lëndimi rëndë trupor, policia ka arrestuar shtatë persona të dyshuar, të cilët pas intervistimit me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori