Anësori i Interit, Ivan Perisic ka bërë histori si futbollisti i parë që shënoi për Kroacinë në katër turne të mëdha.
Ai e gjeti rrjetën me një goditje individuale të bukur në ndeshjen e kësaj mbrëmje në Euro 2020 me Republikën Çeke.
Ky ishte goli i tij i parë në Euro 2020, por edhe historik.
https://twitter.com/DT042674/status/1405957442048040968
Kjo pasi ai bëhet futbollisti i parë për Kroacinë që gjen rrjetën në katër turne të ndryshëm, midis Kampionatit Evropian dhe Kupës së Botës.
Ivan Perisic has scored for #CRO at:
▪️#Euro2020
▪️World Cup 2018
▪️Euro 2016
▪️World Cup 2014Tournament player 🌟 pic.twitter.com/AeXtOPA6JE
— B/R Football (@brfootball) June 18, 2021
32-vjeçari tani ka 29 gola në 103 ndeshje për Kroacinë, duke shënuar në Kupën e Botës 2014, Euro 2016, Kupën e Botës 2018 dhe tani Euro 2020. /Telegrafi/