LAJMI I FUNDIT:

“Përgjigjja ime është problem i madh politik në Spanjë”, Pique refuzon të flet për pavarësinë e Katalunisë – përgënjeshtron zërat me Ramosin

“Përgjigjja ime është problem i madh politik në Spanjë”, Pique refuzon të flet për pavarësinë e Katalunisë – përgënjeshtron zërat me Ramosin

Gerard Pique aktualisht është sportisit më i përfolur në botën e futbollit, kjo pas komenteve të tij rreth referendumit në Kataloni për ndarje nga Spanja.

Mbrojtësi i Barcelonës ka thënë se janë gënjeshtra fjalët se ai dhe Sergio Ramos janë prishur dhe se ai ka kërkuar largimin nga Përfaqësuesja e Spanjës.


“Ramos? Janë gënjeshtra, jemi mirë së bashku. Marrëdhënia mes meje dhe atij është fenomenale”.

“Rreth zërave për largimin nga Përfaqësuesja? Pas shumë mendimeve përcaktuam se vendimi më i mirë është për të qëndruar. Nëse do kisha shkuar do i jepja arsye për të më sulmuar dhe fishkëllyer. Nuk dua ta bëjë atë pasi në grup bashkëlojtarët më kanë dhënë shumë mbështetje”.

Formacioni i mundshëm i Spanjës dhe Katalunisë, kush do të fitonte? (Foto/Sondazh)
Lexo po ashtu Formacioni i mundshëm i Spanjës dhe Katalunisë, kush do të fitonte? (Foto/Sondazh)

“Pavarësia e Katalunisë? Jam një figurë e nivelit botëror dhe nuk mund të përgjigjem. Mund të them që fëmijët e mi janë kolumbianë, libanezë, katalunasë dhe spanjollë. Jemi në një botë të madhe dhe përgjigjja ime në këtë moment do të ishte një problem i madh politik në Spanjë”.

“Duhet të gjendet një zgjidhje që është dialogu, ose çdo gjë do të jetë më keq dhe pasoja të rënda. Duhet respekt për të gjitha llojet e mendimeve, e mbi të gjitha për palët që do bëjnë dialog dhe do të përpiqen të gjejnë një zgjidhje”.

“Në Përfaqësuese pas Kupës së Botës? Më kërkuan. Dua të bëjë më të mirën e mundshme, jam këtu prej 10 vitesh dhe kur të dal, dua të dal nga porta kryesore. Dua të vazhdojë nga ana ime, gjithmonë do jap gjithçka për Përfaqësuesen e Spanjës”, ka thënë Ramos. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Sylvinho publikon listën për ndeshjet e marsit - ftohet Brruti dhe një emër i ri, mungojnë shumë yje

Sylvinho publikon listën për ndeshjet e marsit - ftohet Brruti dhe një emër i ri, mungojnë shumë yje

Kombëtarja e Shqipërisë
Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Liga e Kampionëve
Real Madridi shton dy yjet e Ligës Premier në listën e ngushtë të transferimeve të verës

Real Madridi shton dy yjet e Ligës Premier në listën e ngushtë të transferimeve të verës

La Liga
Karius kthehet te gafat e mëdha, bëri një gabim që i kushtoi skuadrës së tij me humbje

Karius kthehet te gafat e mëdha, bëri një gabim që i kushtoi skuadrës së tij me humbje

Ligat tjera
“E kam parë penalltinë mbi 100 herë”, Shearer e cilëson absurditet prekjen e dyfishtë të Alvarez

“E kam parë penalltinë mbi 100 herë”, Shearer e cilëson absurditet prekjen e dyfishtë të Alvarez

Liga e Kampionëve
Ronaldo i pakënaqur me zëvendësimin e hershëm – u largua duke bërë gjeste i frustruar

Ronaldo i pakënaqur me zëvendësimin e hershëm – u largua duke bërë gjeste i frustruar

Ligat tjera
Kalo në kategori