Përgatitja e duhur për ditët e ftohta ndihmon të humbni tepricën e peshës trupore

Dridhja e trupit është përgjigjja fillestare ndaj të ftohtit dhe ajo zvogëlohet ndërsa përshtatemi me kushtet
Yndyra e kafenjtë krijon nxehtësi pa u dridhur, duke përshpejtuar metabolizmin tonë, transmeton Telegrafi.
1. Mos e rrisni ngrohjen menjëherë
Kur temperaturat fillojnë të bien, përmbahuni nga ndezja e menjëhershme e ngrohjes në makinë dhe ngritja e temperaturës në shtëpi.
Natyrisht, trupi do të mësohet me temperaturat e ulëta të dimrit, nëse e lejoni. Prandaj, edhe pse mbase është e vështirë, kur bëhet pak më ftohtë, jepni vetes një shans që të mësoheni me temperaturën përreth jush, në vend që ta rregulloni temperaturën menjëherë në trupin tuaj – kjo do ta bëjë më të lehtë për ta kaluar dimrin.
2. Nuk ka asgjë të keqe nëse dridhemi pak
Dridhja është përgjigje fillestare e trupit ndaj të ftohtit – ngjashëm si edhe çdo përgjigje fillestare, zvogëlohet dhe zhduket kur përshtatemi me kushtet. Kur dridheni nga të ftohtit, enët e gjakut ngushtohen dhe tërheqin gjakun nga sipërfaqja e lëkurës në mënyrë që brendësia e trupit tuaj të jetë më e ngrohtë.
– Përgjigjja e tillë mund të zbusë, madje edhe të eliminojë përsëritjen e ekspozimit. Sipas një hulumtimi, me dridhje në kohëzgjatje prej disa minutash, disa herë në ditë, trupi juaj mund t’i përshtatet të të ftohtit dhe të zvogëlojë dridhjen fillestare për vetëm një javë, shpjegoi Calah Alexander, prof. e retorikës dhe letërsisë në Shtetet e Bashkuara.
3. Ushtroni jashtë në të ftohtë
– Ushtrimi në mot të ftohtë është një ndër mënyrat më të mira të krijimit dhe aktivizimit të yndyrës së kafenjtë, lloj i yndyrës që të porsalindurin e mban të ngrohtë, sepse i mungojnë muskujt e nevojshëm për dridhje – ka sqaruar ajo, shkruan aleteia.org.
– Pra, kur të merrni guximin për vrapim apo shëtitje të shpejtë në mot të ftohtë, jo vetëm që e mësoni trupin tuaj se si të ngrohet pa u dridhur, por edhe e ndryshoni metabolizmin vetjak dhe krijoni një ndër situatat më efektive për djegien e kalorive në trupin e njeriut, përfunfon Alexander. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk