LAJMI I FUNDIT:

Përfaqësuesi ligjor i LVV-së thotë se emërimi i gjyqtarëve në PZAP është i jashtëligjshëm  

Përfaqësuesi ligjor i LVV-së thotë se emërimi i gjyqtarëve në PZAP është i jashtëligjshëm  

Përfaqësuesi ligjor i Lëvizjes Vetëvendosje, Blerim Sallahu, ka thënë se ka gjyqtarë e gjykatave themelore nuk kanë të drejtë të jenë anëtarë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe nuk mund të marrin vendime për të drejtën e pjesëmarrjes në zgjedhje.

Sallahu përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se PZAP është me përbërje joligjore po kufizon të drejtën kushtetuese.

Ai shprehet se “Ata nuk kanë haber për shqyrtimin e instituteve juridike të ndërlidhura me rastin”.


“Pra, gjyqtarët e gjykatave themelore nuk kanë të drejtë të jenë anëtarë të PZAP-së, e aq më tepër të jenë pjesë e atyre paneleve që kufizojnë kundërkushtetutshmërisht të drejtën kushtetuese për t’u zgjedhur, veçanërisht të individëve që kanë peshë të jashtëzakonshme politike”, shkruan Sallahu.

Postimi i plotë:

PZAP me përbërje joligjore kufizon të drejtën kushtetuese!

Ligji i Zgjedhjeve të Përgjithshme, konkretisht neni 115 përcakton qartë se, anëtarë të PZAP-së nuk mund të emërohen gjyqtarë nga gjykatat themelore.

Mirëpo, siç vërehet, anëtarë të PZAP-së janë emëruar edhe gjyqtarë nga gjykatat themelore, duke marrë pjesë në shqyrtimin dhe kufizimin e të drejtës kushtetuese për t’u zgjedhur.

Pra, gjyqtarët e gjykatave themelore nuk kanë të drejtë të jenë anëtarë të PZAP-së, e aq më tepër të jenë pjesë e atyre paneleve që kufizojnë kundërkushtetutshmërisht të drejtën kushtetuese për t’u zgjedhur, veçanërisht të individëve që kanë peshë të jashtëzakonshme politike.

Ata nuk kanë haber për shqyrtimin e instituteve juridike të ndërlidhura me rastin.

Ndaj, patjetër që duhen të vendosen kritere ligjore shumë më të ashpra për pranim dhe disiplinim!

Shihemi mbas 14 Shkurtit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kalo në kategori