Telegrafi

Përditësimi i radhës për Samsung Galaxy S23 Ultra do të rregullojë problemet e kamerës

Samsung shpërndau një përditësim të madh në përmirësin e kamerave për seritë Galaxy S23 në Korenë e Jugut muajin e kaluar, përditësim ky i cili më vonë u zgjerua në Evropë, Indi dhe SHBA.

Megjithatë, Galaxy S23 Ultra ende ka probleme të kamerës të cilat lidhen me HDR-në, dhe informatori “Ice universe” thotë se Samsung do t’i rregullojë ato me përditësimin e radhës të firmuerit.

Tutje, “Ice universe”, informatori i njohur, nuk ka zbuluar se cila është periudha kur do të lansohet ky përditësim, transmeton Telegrafi.

Por nga GSM Arena shkruajnë se ata besojnë se zgjidhja e këtyre problemeve të lidhura me HDR-në – të cilat shkaktojnë një efekt “halo” përrreth objekteve – do të arrijë me përditësim e sigurisë të muajit të ardhshëm.

Në fakt, përditësimi në fjalë gjithashtu do të rrisë edhe nivelin e “patch-it” të sigurisë Android në Galaxy S23 Ultra deri në majin e vitit 2023. /Telegrafi/