Site icon Telegrafi

Për herë të parë në histori, roboti me inteligjencë artificiale do të mbrojë të akuzuarin në gjykatë

Roboti-avokat është një krijim i mundësuar nga inteligjenca artificiale dhe muajin e ardhshëm do ta gjejë veten në rolin për të cilin është projektuar për herë të parë, ku do të ndihmojë të akuzuarin në gjykatë për një gjobë trafiku.

CEO i DoNotPay, Joshua Browder tha se kjo inteligjencë artificiale funksionon me ndihmën e një smartphone.

Roboti do të dëgjon argumentet e gjykatës dhe më pas do të formulon përgjigjet rreth rastit. Roboti avokat për herë të parë do të jetë në një seancë gjyqësore më 22 shkurt, raporton cbs.

“Më 22 shkurt në orën 13:30, historia do të shkruhet. Për herë të parë ndonjëherë, një robot do të përfaqësojë dikë në një sallë gjyqi në SHBA. DoNotPay AI do t’i pëshpëritë në vesh dikujt saktësisht se çfarë duhet të thotë. Na uroni fat!”, shkroi ai në Twitter.

Kompania “DoNotPay” merret me inteligjencën artificiale dhe tashmë ka përdorur këtë teknologji, ku ka ndihmuar njerëzit të fitojnë rastet për rimbursimin e internetit. /Telegrafi/

Exit mobile version