Site icon Telegrafi

Për të katërtën finale radhazi, Qipro i jep Greqisë pikët maksimale në Eurovision dhe anasjelltas

‘Eurovision 2022’ përmbylli rrugëtimin e tij natën e mbrëmshme (e shtunë), me fitues shtetin e Ukrainës.

Ndonëse shpesh festivali evropian është kritikuar për votimin politik, viteve të fundit është treguar një ndryshim te shumë shtete që kur votimi i publikut dhe ai i jurisë u nda veç e veç.

Kjo ka bërë që shumë jurisë profesionale të shteteve të ndryshme, të votojnë njëmend për këngën meritore dhe jo me fqinjësi.

Lexo po ashtu Populli shqiptar i dha pikë Serbisë, ndërsa juria profesionale e Kroacisë e vlerësoi me pikët maksimale këngëtaren serbe

Por dy nga shtetet që mesa duket nuk do të heqin kurrë dorë nga votimi famëkeq me fqinjësi janë Greqia dhe Qipro.

Këto dy shtete gjeografikisht dhe politikisht të afërta me njëra-tjetrën, ka tash e sa vite që në votimin e jurisë profesionale i shkëmbejnë pikët maksimale me njëra-tjetrën, varësisht kur e cili shtet e prek finalen.

Greqia merr 12 pikë nga Qipro në ‘Eurovision 2022’ (Foto: Eurovision/YouTube)

Njëlloj ndodhi edhe mbrëmjen e së shtunës, ku juria profesionale e Qipros i dha Greqisë plot 12 pikët maksimale, njëlloj siç kishte bërë edhe vitin e kaluar në Holandë.

Greqia merr 12 pikë nga Qipro në ‘Eurovision 2021’ (Foto: Eurovision/YouTube)

Pandemia ndaloi organizimin e Eurovisionit në vitin 2020, mesa duket duke ua humbur një tjetër mundësi Qipros për t’i dhënë 12 pikë në Greqi, pasi po njëlloj ky shtet kishte vepruar edhe një vit më parë, në Eurovisionin e 2019-s që ishte organizuar në Izrael.

Greqia merr 12 pikë nga Qipro në ‘Eurovision 2019’ (Foto: Eurovision/YouTube)

Në vitin 2018, Greqia nuk kishte qenë pjesë e finales, ndërsa në vitin 2017 po – dhe pikët maksimale i kishte marrë sërish nga Qipro.

Greqia merr 12 pikë nga Qipro në ‘Eurovision 2017’ (Foto: Eurovision/YouTube)

Me të njëjtën metodë ka votuar edhe shteti grek në relacion me Qipron – kur këta të fundit kanë prekur finalet e Eurovisionit, si vitin e kaluar apo edhe në 2019-n.

Votimet e këtyre dy shteteve shpesh janë kontestuar nga publiku, pasi fansat e Eurovisionit e shohin si metodë të vjetër dhe aspak profesionale atë të votimit me fqinjësi. /Telegrafi/

Exit mobile version