Ata që kanë përjetuar vozitje nëpër këtë tunel sigurisht që nuk e kanë përjetuar si një shaka.
Kjo pasi që duke hyrë në tunel, ata dëshmuan një iluzion optik që i detyroi të ndalojnë dhe të ndërrojnë korsi për të mos “rënë në humnerë”, përcjell Telegrafi.
Autori i regjistrimit u ndal në hyrje të tunelit dhe vendosi të regjistrojë një skenë të pazakontë.
Siç edhe mund të shihni, aty dukej sikur në korsinë e majtë kishte një “vrimë të madhe”.
Një Toyota dhe Audi Q3 kaluan ngadalë nëpër tunel, ndërsa drejtuesit e tyre ishin dëshmitarë të këtij fenomeni të pazakontë. /Telegrafi/