Për dy orë katër aksidente në rajonin e Prishtinës, një person i lënduar

Katër aksidente kanë ndodhur sot prej orës 7:00 të mëngjesit në rajonin e Prishtinës.
Lajmin për Telegrafi e konfirmoi zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Njëri aksident ka ndodhur në Fushë Kosovë, ku si pasojë një person është lënduar, ndërsa aksidenti tjetër në lagjen "Arbëria".
Ahmeti bëri thirrje për të gjithë ngasësit e veturave që të kenë kujdes të shtuar dhe të respektojnë shenjat e komunikacionit. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
19/12/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































