LAJMI I FUNDIT:

Për 24 orë, ndërrojnë jetë gjashtë persona të infektuar me COVID-19 në Kosovë

Për 24 orë, ndërrojnë jetë gjashtë persona të infektuar me COVID-19 në Kosovë

Në Kosovë, gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë edhe gjashtë pacientë të infektuar me coronavirus.

Kështu është bërë e ditur në komunikatën për medie, bashkë me rezultatet e numrit të të infektuarve që janë konfirmuar sot.

Gjatë ditës së djeshme, drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani kishte njoftuar se numri i personave të vdekur të cilët kanë qenë të infektuar me COVID-19 ka arritur në 112, ndërsa në komunikatën e sotme thuhet se ky numër është rritur në 118.


“Numri total i rasteve pozitive është 5.369 raste nga 29.546 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 118 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në komunikatë.

Konfirmohen 132 raste me coronavirus, shërohen edhe 83 pacientë
Lexo po ashtu Konfirmohen 132 raste me coronavirus, shërohen edhe 83 pacientë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se më datën 15 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 486 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 132 raste pozitive. /Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Lajme
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

Lajme
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Kronika e Zezë
Arrijnë votat e para nga diaspora

Arrijnë votat e para nga diaspora

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Kosova dhe Mali i Zi krijojnë reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore

Kosova dhe Mali i Zi krijojnë reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore

Lajme
Kalo në kategori