LAJMI I FUNDIT:

Pep Guardiola thotë se Man City më në fund e ka gjetur zëvendësuesin e Rodrit

Pep Guardiola thotë se Man City më në fund e ka gjetur zëvendësuesin e Rodrit

Pep Guardiola ka deklaruar se performanca e Nico Gonzalez ndaj Newcastle ka treguar se blerja e re e Manchester Cityt mund të jetë një ‘mini-Rodri’. 

City iu rikthye fitoreve pasi mposhti Newcastle me rezultat 4-0 falë një het-triku të shënuar nga Omar Marmoush brenda 15 minutave. 

Një gol i James McAtee ishte qershia mbi tortë për nikoqirët të cilët tashmë janë bërë pjesë e top katërshes pas disfatës që pësoi Chelsea ndaj Brighton. 


Teksa golat e Marmoush mund të kenë ‘rrëmbyer’ titujt e gazetave, ishte performanca e Gonzalez ajo që i la më së shumti përshtypje Guardiolës.

Guardiola i ‘dorëzohet’ Real Madridit: Kemi shanse minimale për t’i mposhtur
Lexo po ashtu Guardiola i ‘dorëzohet’ Real Madridit: Kemi shanse minimale për t’i mposhtur

I transferuar nga Porto për 50 milionë euro në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit, Gonzalez pati një ndikim të menjëhershëm në mesfushën e Cityt përkrah Ilkay Gundogan. 

Guardiola beson se 23-vjeçari mund të jetë zëvendësuesi ideal për Rodrin mungesa e të cilit ka ndikuar tek ambiciet e Cityt këtë sezon. 

“Mendoj se prezenca e Nicos na ka ndihmuar shumë sepse nga 10 topat që ishin 50-50, ai fiton shtatë dhe pastaj ju mund të vraponi. Kur i humbisni shtatë, ata do të vrapojnë”. 

“E kam ndjenjën se klubi ka sjellë një lojtar të jashtëzakonshëm për të ardhmen, në aspektin e mendësisë”. 

“Ai është shumë i ri, vetëm 23-vjeçar mos harroni, sikur një mini-Rodri. Ky është një komplimenti madh, por është kjo ndjenjë për prezencën e tij të madhe, duelet”, ka thënë Guardiola./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit ëndërron t'i bashkohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit ëndërron t'i bashkohet Barcelonës

La Liga
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Duran mori kartonin e kuq më të lehtë ndonjëherë, Ronaldo humb toruan pas ndëshkimit

Duran mori kartonin e kuq më të lehtë ndonjëherë, Ronaldo humb toruan pas ndëshkimit

Ligat tjera
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

La Liga
Kalo në kategori