Site icon Telegrafi

Pensionisti amerikan vret dy ambientalistë, i kërcënoi me revole për shkak të bllokimit të rrugës në Panama – i qëlloi para kamerave

Një shofer të martën vrau dy demonstrues që mbrojnë kauzën e ruajtjes së natyrës, që kishin bllokuar rrugën në Panama, e bëhet fjalë për një pensionist amerikan.

Keneth Darlington, 77-vjeç, u shfaq në sallën e gjyqit në qytetin La Espiga, ku pas një seancë mbi dy orë i është caktuar masa e paraburgimit, transmeton Telegrafi.

Sipas mediave lokale, shtetasi amerikan i lindur në Panama, që shihet në video dhe fotografi duke vrarë dy arsimtarë që bllokojnë rrugën drejt autostradës – më herët ishte dënuar për posedim të kundërligjshëm të armëve të zjarrit.

Siç pretendohet, ai kishte thënë “se këtu do të merr fund”, para se t’i afrohej protestuesve në pjesën e Panamasë në autostradë dhe ishte përfshirë fillimisht në një konflikt verbal me grupin e burrave, në mesin e të cilëve dy i qëlloi me armë.

Para një numri të madh të fotografëve dhe ekipeve televizive, që filmonin protestën, ai vrau dy burra. Eliser Pliset, avokati i viktimës, ka thënë se Darlington akuzohet për vrasje dhe posedim të kundërligjshëm të armëve.

Megjithatë, mediat lokale raportojnë se ai mund të shmang dënimin me burg, për shkak të moshës që e ka.

https://twitter.com/prensacom/status/1722002435856540129?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1722002435856540129%7Ctwgr%5E2d29ab48e471629151541b364aacc55bb3883728%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.kurir.rs%2Fplaneta%2F4287192%2Fkenet-darlington-77-americki-penzionisani-advokat-nastanjen-u-panami-ubio-iz-pistolja-dvojicu-ekoloskih-aktivista-koji-su-blokirali-put

Demonstruesit prej tri javësh po udhëheqin fushatën kundër marrëveshjes së qeverisë së Panamasë me kompaninë kanadeze, që menaxhon minierën më të madhe të bakrit në Amerikën Qendrore. /Telegrafi/

 

Exit mobile version