Angleo Alo nga Brindizi dhe Lampietro Carmine nga Milano janë dy pensionistë italianë që kanë lënë gadishullin Apenin e kanë ardhur për të pleqëruar në periferi të Durrësit.
“Në Itali një pensionist nuk mund të mbijetojë, ndërsa në Shqipëri po, sepse taksat janë të ulëta dhe kosto e jetesës po ashtu, cilësia e jetës është më e mirë. Një qira shtëpie këtu kushton më pak se gjysma e asaj që kushton në Itali”, shprehet Lampietro Carmine.
“Sepse po të paguash qiranë e shtëpisë 200 euro, një shtëpi 100 metër katror, duke hequr këtë ,duke hequr dhe 100 euro drita-ujë-telefon, me atë që mbetet, diku te 700 euro një pensionist italian mund të shkojë të hajë prodhime deti të paktën dy herë në muaj në restorant, gjë që në Itali duhet ta ëndërrojë ose ta shohë në televizor”, shton Angelo Alo, raporton TCH
Italianët me një pension mesatar 700 deri në 1000 euro në muaj i kanë bërë mirë llogaritë.
“Nëse ble sallatë, në Milano më kushton 3.5 euro, këtu shpenzoj 25 cent. Këtu 1 kg mish kushton 6 euro kundrejt 15-16 euro që kushton në Milano. Kursimi është si në ushqime edhe në shërbime”, thotë më tej Angelo Alo.
Kërkesat janë shtuar kaq shumë, sa emigrimi i pensionistëve italianë në Shqipëri, është kthyer në biznes për italianë të tjerë. Roberto është një student italian, i cili tanimë ofron shtëpi me qira në Shqipëri për italianët.
“Nga viti në vit po rriten kërkesat e italianëve që duan të vijnë të jetojnë këtu dhe po kështu po reduktohet dhe paragjykimi i italianëve për Shqipërinë. Shumë prej tyre kanë ide të gabuar për Shqipërinë deri në momentin që mbërrijnë këtu. Ata vendosin të vijnë për të përmirësuar cilësinë e jetës dhe preferojnë kryesisht zonat bregdetare, por edhe qytete si Shkodra, Korça, Saranda, Durrësi apo dhe zona afër, por jo në qendër të Tiranës”, shprehet Roberto Macuka.
Pensionistet italiane tashmë janë kthyer në reklamuesit më të mirë të Shqipërisë. Një faqe në Facebook e tyre e konsideron vendin tonë, ashtu si amerikanët Floridën, vendin ku njeriu duhet të plaket. Por ata i kërkojnë qeverisë shqiptare të lehtësojë procedurat për qëndrimin e tyre pasi ligji ka kufizime.
“Shumë italianë duan të vijnë, por nuk munden. Nuk e kuptoj perse nuk mund të pajiset me leje qëndrimi një qytetar i lirë, i cili nuk ka probleme me ligjin dhe që të ardhurat e tij i shpenzon në Shqipëri”, thotë Angelo Alo.
“Të ketë më pak burokraci për t’u pajisur me leje qëndrimi. Thjeshtojeni këtë procedure për pensionistët italianë. Kam çdo muaj 3 apo 4 persona që më kontaktojnë e duan të vijnë, por nuk munden”, shprehet Lampietro Carmine.
Ndërkohë pashkët po afrojnë. Anxhelo po bëhet gati, fundja në Shqipëri, edhe qingjat kushtojnë më lirë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Inspektorati Shëndetësor kërkon procedurë disiplinore pas vdekjes së binjakëve të sapolindur dhe mbikëqyrje profesionale në spitalin e Prilepit
Aksident trafiku në rrugën Mavrovë-Dibër, lëndohen dy persona
Liderët e Koalicionit “Lista për Familjen” vizituan Odën Ekonomike dhe Shoqatën e Pensionistëve
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij
Daut Haradinaj: Kosova nuk mund të presë më për NATO, duhet të veprojmë tani
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!