LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia fillon bisedimet për anëtarësim në NATO (Video)

Maqedonia fillon bisedimet për anëtarësim në NATO (Video)

Koordinatori kombëtar për NATO, Stevo Pendarovski, sot ka realizuar takim me drejtorin për Evropë dhe Partneritet Global në NATO, James Mackey, me të cilin kanë biseduar për përgatitjet e Maqedonisë për anëtarësim në NATO.

Pendarovski tha se sot kanë filluar bisedimet me NATO-n për anëtarësim, pas vendimit në Samitin e Brukselit, për ta ftuar Maqedoninë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Sot me delegacionin e NATO-s do të realizojmë takime me institucione të ndryshme në vend. Dhe do të diskutojmë tema të ndryshme, përveç atyre politike. Maqedonia është e gatshme për procese të mëdha. Zbatimi i marrëveshjes me Greqinë, mbetet kushti për anëtarësim në NATO dhe BE. Për këtë jemi përgatitur me vite dhe dekada”, tha mes tjerash Pendarovski.


Ndërsa drejtori për Evropë dhe Partneritet Global në NATO, James Mackey, tha se kjo është mundësia historike që Maqedonia të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s.

“Mundësia historike për anëtarësim në NATO sapo ka filluar. Procesi përfshin bisedime serioze për qeveritë e dy vendeve. Procesi do të përfshijë bisedime politike dhe financiare, por edhe të sigurisë. Gjithashtu do të diskutojmë për reformat në vendin tuaj. Periudha e ardhshme do të jetë e rëndësishme, pasi do të bëhen përgatitjet e fundit që vendi juaj që bëhet anëtare e NATO-s. Kur do të përmbushen kushtet e caktuara, vendi juaj do të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s”, tha James Mackey./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori