LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski nënshkroi ligjin për marrëveshjen për kontrolle të përbashkëta kufitare me Serbinë

Pendarovski nënshkroi ligjin për marrëveshjen për kontrolle të përbashkëta kufitare me Serbinë

Presidenti Stevo Pendarovski, e ka nënshkruar dekretin për shpalljen e Ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes mes Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Serbisë, për kontrolle të përbashkëta në kalimin kufitar Tabanoc (Maqedoni) – Preshevë (Serbi).

Me marrëveshjen e nënshkruar mes dy qeverive më 12 korrik 2019 në Beograd, parashihet vendosje e kontrolleve të përbashkëta në kalimin kufitar Tabanoc – Preshevë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Pendarovski thekson se vendosja e kontrolleve të përbashkëta, do të kontribuojë pozitivisht për avancimin e komunikimit dypalësh mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë dhe do të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve dhe këmbimin tregtarë, si dhe do të thjeshtësohet komunikacioni në kufi”, thuhet në njoftimin e kabinetit të Pendarovskit.


Më tej thuhet se Pendarovski thekson se marrëveshja e arritur duhet të jetë nxitje në drejtim të vendosjes së kontrolleve të përbashkëta edhe me shtetet tjera fqinje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori