LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski nënshkroi ligjet e miratuara në Kuvend

Pendarovski nënshkroi ligjet e miratuara në Kuvend

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski, sot nënshkroi dekretet për shpalljen e disa ligjeve të miratuara në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Kuvendi sot miratoi Ligjin për Prokurorinë Publike, Ligjin për Këshillin e Prokurorëve Publik, Ligjin për Mbrojtje, Ligjin për Agjencinë për Shërbimet Audio dhe Audiovizuale, Ligjin për menaxhimin me rastet në gjykata, Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale, Ligjin e inspektoratit për përdorimin e gjuhëve dhe Ligjin për urbanizim dhe gjelbërim.

Në lidhje me kërkesën e OBRM-PDUKM-së që Presidenti të mos nënshkruajë Ligjin për Prokurorinë Publike dhe Ligjin për Këshillin e Prokurorëve Publik, Pendarovski tha se eventualisht nëse ka ndonjë kundërshtim rreth kushtetutshmërisë së ndonjë ligji, çdo qytetar mund të paraqesë iniciativë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut si organ shtetëror kompetent./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Lajme
Profesori serb: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia

Profesori serb: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia

Lajme
Bastisje në veri, policia sekuestron armë dhe pajisje ushtarake

Bastisje në veri, policia sekuestron armë dhe pajisje ushtarake

Kronika e Zezë
Me veshje të posaçme, skafandra dhe kokore, krijohet kordoni i policisë para Kryeministrisë në Tiranë

Me veshje të posaçme, skafandra dhe kokore, krijohet kordoni i policisë para Kryeministrisë në Tiranë

Lajme
Nga maskat kundër-gaz te snajperët mbi Kryeministri, policia mobilizohet për protestën e PD-së në Tiranë

Nga maskat kundër-gaz te snajperët mbi Kryeministri, policia mobilizohet për protestën e PD-së në Tiranë

Lajme
Ushtarët amerikanë të KFOR-it me pika kontrolli të automjeteve në Leposaviq

Ushtarët amerikanë të KFOR-it me pika kontrolli të automjeteve në Leposaviq

Siguri
Kalo në kategori