Pendarovski e shpalos sloganin e fushatës për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut
"Së bashku përpara" është slogani i kandidatit për kryetar shteti, Stevo Pendarovski, me të cilën do të kërkojë mbështetjen e qytetarëve në zgjedhjet e 21 prillit.
Ky slogan u përzgjodh në mbledhjen e mbrëmshme të Shtabit qendror zgjedhor të LSDM-së dhe koalicionit, ku kanë marrë pjesë ministra, kryetarë komunash dhe funksionarë të lartë të partisë në pushtet, LSDM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas shtabit, slogani e shpreh thelbin e Programit të Pendarovskit që bazohet në parimet e bashkësisë, unifikimit të qytetarëve dhe përshpejtimit të zhvillimit të vendit në rrugën drejt NATO-s dhe BE-së.
Në mbledhjen e mbrëmshme, Zaev ka kërkuar angazhim të përgjithshëm për zgjedhje të pastra./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
23/03/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































