LAJMI I FUNDIT:

Peja nuk e lëshon Samirin

Peja nuk e lëshon Samirin

Zërat e kohëve të fundit se Samir Shaptahoviq do t’i bashkohet Sigal Prishtinës i ka shuar kryetari i Pejës, Art Gashi. Ai ka theksuar se Samiri ka kontratë edhe një sezon dhe nuk do të largohet nga ‘Verdhezinjtë’. Edhe një familjar i Shaptahoviqit ka bërë të ditur se organizatori do të qëndrojë në ‘Karagaçi’.

Menaxheri i skuadrës së Prishtinës, Edis Kuraja është shprehur se kanë pasur kontakte me Samirin dhe ai ka shprehur dëshirën që t’i bashkohet klubit ‘Bardhekaltër’, por ata që janë duke e penguar janë ‘Plisat’ të cilët nuk e dëshirojnë atë në Prishtinë, pasi ai më herët ka sharë klubin e Prishtinës.
Kujtojmë që Samiri karrierën në Kosovë e ka filluar tek Prishtina, duke kaluar më pas në Mabetex, Pejë e Bashkim.

Ka kontratë edhe një vit

Kryetari i klubit të Pejës, Art Gashi është shprehur se Samiri ka kontratë me Pejën dhe nuk mund të largohet. “Samiri ka kontratë edhe një vit me ne dhe nuk do të lejojmë të largohet nga Peja në Prishtinë. Kontrata i përfundon në fund të sezonit të ardhshëm dhe pastaj është lojtar i lirë. Unë kam biseduar me Samirin dhe ai më ka thënë se dëshiron të qëndrojë në Pejë. Zërat se ai ka arritur marrëveshje janë vetëm thashetheme. Nuk ka asgjë të vërtetë rreth kësaj çështje dhe Shaptahoviqi do të qëndroj në ‘Karagaçi’”, deklaroi Gashi për Telegrafin.


Por, Peja jo vetëm që nuk do të lejojë që Samiri të largohet, por mund të rrëmbejë ndonjë basketbollist nga Prishtina. “Ne shumë shpejt do të bëjmë planin për sezonin e ri. Besoj se në javën e ardhshme do të fillojmë me përforcime, ku do të bisedojmë edhe me Alban Veselin, vëllezërit Rugova dhe Blerim Mazrekun”, shprehet Gashi.

Nuk largohet

Edhe një familjar i Samirit është shprehur i sigurt se ai do të qëndrojë në ‘Karagaçi’. “Samir Shaptahoviq ka edhe një vit kontratë me Pejën dhe nuk do të largohet. Ai është profesionist dhe do të respektojë kontratën. Vetëm nëse Peja nuk riorganizohet për sezonin e ardhshëm atëherë ai mund të ndërrojë mjedis në të kundërtën do të vazhdoj të luaj për ‘Verdhezinjtë’ dhe nuk ka këtu dyshime”, deklaroi ai për Telegrafin në kushte anonimiteti.
Kontakti me Samirin është i pamundur për momentin. Ai ndodhet në Mal të Zi, duke pritur Pejën.

‘Plisat’ janë kundër

Tifozët prishtinas janë kundër që Samiri të rikthehet në Prishtinë. Këtë e ka shprehur hapur kryetari i ‘Plisave’, Albert Kastrati në ‘Facebook’. “Kryesia e ‘Plisave’ dhe krejt ‘Plisat’ i garantojnë qytetarët e Prishtinës se një njeri që e ka sharë qytetin e Prishtinës nuk mundet me vjen dhe të luaj për Prishtinën kurrë. Madje, shumica e ‘Plisave’ po edhe qytetarët janë të dëshpëruar shumë ndaj kryesisë të klubit vetëm që kanë menduar një transferim për Samirin, çka që dyshoj shumë qe do t’iu kushtojë ky mendim i keq me largim nga Prishtina komplet kryesisë”, kishte shkruar Kastrati në ‘Facebook’.

Afati kalimtar për basketbollistë vendorë përfundon më 15 shtator, derisa kampionati i ri fillon në fund të muajit shtator. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Kalo në kategori