LAJMI I FUNDIT:

PDK shpreh gatishmërinë për të komunikuar me Qeverinë rreth situatës së krijuar në veri

PDK shpreh gatishmërinë për të komunikuar me Qeverinë rreth situatës së krijuar në veri

Kërkohen veprime të përgjegjshme institucionale politike dhe koordinim i gjerë politik

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka takuar sot në mbledhje të përbashkët Kryesinë e Partisë dhe Grupin Parlamentar të PDK-së, me ç’rast është diskutuar për zhvillimet aktuale në vend, me theks të veçantë shqetësimet në lidhje me situatën e krijuar në pjesën veriore të vendit.

“Në takim u rikonfirmua nevoja e veprimeve të përgjegjshme politike për ruajtjen e stabilitetit në vend, të cilat duhet të ndërmerren përmes koordinimit ndër-institucional dhe komunikimit ndër-partiak”, thuhet në njoftimin e PDK-së.


PDK vlerëson se tërheqja nga detyrat dhe përgjegjësitë institucionale të zyrtarëve të komunitetit serb, cenojnë sovranitetin juridik të shtetit tonë dhe mbarëvajtjen e rendit publik.

“Prandaj, në këtë situatë, koordinimi mes Qeverisë dhe opozitës dhe harmonizimi i veprimeve institucionale, duke përfshirë këtu Kuvendin e Kosovës, si dhe konsultimet me partnerët ndërkombëtarë, janë të domosdoshme”, thuhet tutje në njoftim.

Me këtë rast, PDK shpreh gatishmërinë për të komunikuar hapur dhe në vazhdimësi me Qeverinë rreth situatës së krijuar në pjesën veriore të vendit, si dhe për të ndihmuar institucionet në vazhdimin e ushtrimit të sovranitetit në çdo pjesë të Republikës së Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Kronika e Zezë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Lajme
Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Lajme
Kalo në kategori